KreuFashion

Dimër 2020: Ja aksesori (i pazakontë) që kombinon fustanet këtë sezon!

 

Trendet ‘street style’ sugjerojnë që sezonin e dimër 2020 fustanet do të kombinohen me kambale. Një mënyrë e mirë kjo për t’u dukur ‘fashion’, por edhe për të qenë ngrohtë.

Çizmet kambale nuk shihen më vetëm si këpucë shiu, që vishen shkujdesur mbi një palë pantallona apo nën një pallto të gjatë ditëve të ftohta të dimrit, por shtëpitë e mëdha të modës këtë sugjerojnë që pse jo këto këpucë në dukje të serta të kombinohen fare mirë me fustane apo funde midi siç sugjeron Prada, apo për ta çuar veshjen edhe në një tjetër dimension, duke i kombinuar me fustane apo funde të sofistikuara prej  tyli sië sugjeron Christian Dior.

Natyra agresive e kambaleve të tilla këtë sezon është menduar të zbutet me një fund apo fustan tejet sensual. Kombinim më joshës se kaq nuk mund të imagjinonim..

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF