Në ditën tuaj të dasmës, fustani do të jetë elementi më i rëndësishëm, por këpucët janë ato që do të bëjnë lidhjen me personalitetin juaj. Sa i përket këpucëve ka shumë elemente që duhet të merren parasysh˸ ngjyra, stili, komforti etj…
Më poshtë kemi përmbledhur disa lloje këpucësh dasme, që nuset do tʼi adhurojnë:
Nga dizajnerat e mëdhenj të modës:
Nuset që preferojnë një stil të thjeshtë dhe klasik, do tʼu sugjeronim këpucët e stilistit Manolo Blahnik ose Jimmy Choo. Për lloje më surprizuese nga Simone Rocha ose Prada, që do tʼju bëjnë të dukeni shumë mirë në çdo kohë. Për pak ngjyrë zgjidhni lloje këpucesh me copë florale ose lule të aplikuara.
Lloje ekonomike këpucësh˸
Nuk është e domosdoshme të shpenzosh pafund për këpucët e dasmës, të cilat nëse do të vishen me një fustan të gjatë, ka gjasë që të mos duken fare gjatë gjithë mbrëmjes. Markat Asos, Zara, Top Shop, Look, Next, kanë sjellë ndryshim këtë verë me ngjyrat e lehta, pastel ose floriri të lehtë. Në këto marka mund të gjeni edhe fustane të përshtatshme nusesh.
Këpucët e rehatshme:
Për nuset që nuk kanë ndërmend vetëm të ‘nusërojnë’ por duan ta shijojnë ditën e rëndësishme;
Mund të stiloni sipas dëshirës, pavarësisht stilit maksimalist ose minimalist, duke veshur këpucë të sheshta, atlete ose shapka me takë. Mos harroni se do tʼju duhet të qëndroni disa orë para aparatit forografik.
Pas kësaj përmbledhjeje nuk keni arsye për tu shqetësuar se cfarë këpucësh do të vishni. Pavarësisht nëse fustani juaj do të jetë modeli më i famshëm ose i krijuar vetë, këto lloje këpucësh janë më mirat që mund të zgjidhni.
Burimi˸ Marie Claire










Kozmetika vegane

3 çanta,1 stinë !




Flora & Fauna !

Receta verore: Part 2

Pse Celine?.. Në BORDO Fakt


