Pak ditë më parë realizoi një perforamancë spektakolare ne qendër të Tiranës, ku e mbajtur nga nje vinç akrobatja Fiona Rushiti mori riksun që ndonëse pa masat mbrojtësë të bëjë ushtrime akrobatcie në ajër.
Performanca spektakolare, ku Fiona bën sparkatën dhe të tjera ushtrime trupore në ajër, në një lartësi tejet të konsiderueshme është thjesht mahnitëse! Fare natyrshëm, elastike, dhe shpërthyese lehtësia me të cilën artistja e sportit i realizon këto ushtrime thjesh mahnit këdo që i sheh.
Kalimtarë të rastit dhe të pranishëm që ndodheshin aty gjatë ekzekutimit të ushtrimeve të guximshme janë frikësuar jo pak, teksa shihnin akrobaten Rushiti në ajër. Për Fionën do të mbetet një nga eksperiencat më të bukura, ndonëse ambicja dhe grinta e saj ka plane të mëdha, dhe me siguri të plotë të vetvete e në talentin e saj sportistja tregon për bordo.al se ky është vetëm fillimi.
Për ata e kanë ndjekur e dinë që kjo nuk është performanca e vetme e guximshme Fionës; kujtojmë hedhjen nga shkëmbi në Brar, apo ajo e pak muajve më parë nga balona. Ish-nxënësja e Cirkut të Tiranës, tregon se me gjithë dëshirën,,këmbënguljen dhe talentin që ajo ka, pa mbështetjen e ‘Rock Tirana’ këto permormanca nuk do të ishin në lartësinë e duhur, ndaj ajo gjen rastin t’i falenderojë si të vetmit që e kanë mbështetur në ‘çmenduritë’ e saj.
Po çfarë e frymëzon kaq fort këtë sportiste që është gjithmonë në kërkim të aventurës dhe gjetjes së mënyrave ndonjëherë edhe ekstreme për ta çuar këtë sport në një tjetër dimension? Duket se Fiona gjithë forcën dhe muzën për të vijuar me sfidën e saj e gjen pikërisht tek vetja dhe tek besimi i madh që ka për të bërë atë që në vendin tonë duket e pamundur, të mundur. Çdo përformnacë, akrobatja ja dedikon së pari vetes, e mandej familjes e çdokujt që beson në talentin e saj.
Rrugëtimi i akrobates së re, me ëndrra të mëdha nuk ka qenë aspak i lehtë, pasi ndonëse e dalë nga ‘bankat’ e ‘Cirkut Kombëtar’ me sinqeritet Fiona rrëfen se nuk e patur mbështetjen e këtij instituconi, e asaj i është dashur të vijojë rrugëtimin (që duket se për të nuk ka kthim), e vendosur, ndonëse pa përkrahjen e ish-mësuesve të saj.
Teksa sheh performancën e Fionës, të vjen keq për fokusin e munguar që ka sot akrobacia, e po aq keq, kur Fiona dhe shoqet e saj stërviten në mënyrë autodiktakte dhe janë jashtë Cirkut!
Gjithsesi Fiona e ka të qartë destinacionin; çdo performancë e saj do të jetë një rekord i ri, duke guxuar dhe besuar fort në talentin e saj!



















