KreuFashion

‘Chic’ me çizme të bardha në vjeshte dhe dimër?! Pse jo?!

Kur themi dimër, sigurisht që kemi parasysh temperatura të ulëta, erë, shi e dëborë ndaj në këto kushte një palë çizme apo këpucë të bardha me siguri nuk do të ishte zgjedhja e gjithkujt.

Por ja që krijuesit e stilit janë këtu, për t’i thyer edhe këto rregulla të pashkruara, teksa sugjerojnë që vjeshta dhe dimri i 2020-ës i thotë plotësisht Po çizmeve të bardha. Nuk ka rëndësi nëse keni veshur pantallona apo funde, pallto të gjata apo xhupa të shkurtër, aksesori i këmbës këtë sezon  ka në ‘plan’ ta zbusë dhe ta ëmbëlsojë sadopak zymtësinë e dimrit.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF