Vjeshta shpesh lidhet me shirat, uljen e temperaturave dhe në një kohë tjetër një veshje e bardhë me gjasë nuk do të ishte aspak zgjedhje e parë për një ditë vjeshte.
Por, në modë ka përherë surpriza dhe kësaj here krijuesit e stilit kanë vendosur të dalin nga kornizat duke sugjeruar xhaketat e bardha në stinën që sapo kemi shkelur.
Do të jenë pikërisht meshkujt ata që do të guxojnë këtë sezon, pasi në koleksionet Vjeshtë-Dimër 2020-2021 ky aksesor ‘i pastër’ tek burrat do të jetë kryefjala e stilit.



















