Nuancat pastel i japin një tjetër prekje monotonisë së Vjeshtës, ndaj zgjidhni tonalitetet e buta që ndezin ëmbëlsisht pamjen tuaj.
Punk Romantik
“Stil punk romantik, me një prekje të sofistikuar. Ne mbajtëm një qëndrim punk ndaj make up-it duke vendosur një vijëzues të guximshëm për sytë dhe duke e sofistikuar buzën me një errësim më të thellë. Buzët theksohen më fort me një buzëkuq të kafenjtë, ndërsa vijëzuesi i hollë zgjatet dhe kalon ekstremin e syrit. Për një lëkurë më transparente dhe me shkëlqim me balsam theksuam pjesën e sipërme të syrit dhe mollëzat, duke i dhënë një përforcim të dyfishtë” shprehet Lucia Pica, drejtore Kreative e Make Up-it dhe Ngjyrave e Chanel, e cila u kujdes për sfilatën Vjeshtë / Dimër 2020/21 për koleksionin Haute Couture.