Shëndeti mendor dhe problemet e lidhura ishin sot temë diskutimi në “Ftesë në 5”. Të ftuarit kanë rrëfyer eksperiencat e tyre personale me ankthin apo krizat e panikut. Por edhe vetë prezantuesja Bieta Sulo u përfshi duke treguar edhe eksperiencat e saj. Moderatorja pohoi gjendjen e vështirë të përjetuar rreth moshës 28-29 vjec.
Ajo e përshkroi si një nga periudhat më të vështira të jetës. Edhe pse sic thotë, në ato momente kishte gjithcka, punën, njeriu e zemrës pranë dhe asnjë problem tjetër, përjetoi një gjendje ankthi që e shtyu drejt ilaceve, teksa analizat tregonin se nuk kishte asnjë ngërc fizik.
Pas 4-5 muajve të vështirë, ishte një ditë e vetme përballë pasqyrës në ashensor që Bieta vendosi të hedhë ilaçet për ta ndryshuar gjendjen e saj.



















