Mjaft e vlerësuar, aktorja Adriana Matoshi rrëfeu këtë radhë tek “Rudina” dicka nga jeta e saj personale, edhe pse zakonisht fokusin në raste të tilla shpeshherë e mbërthen më shumë aspekti profesional dhe suksesi i saj. Adriana tregoi momenti e vështirë kur mësoi se kishte tumor në kokë, ndërkohë që ishte shtatzënë.
“Ishte vitit 2012 dhe isha shtatzënë. Isha shtatzënë dhe në atë kohë më kanë thirrur për të luajtur filmin ‘Kthimi’ dhe unë në atë moment thashë jo, sepse e kisha kuptuar që kisha tumor. Por pastaj, kur e mendova më thellë, mendoja që ndoshta ishte filmi im i fundit, diçka që fëmija im i katërt të kuptonte se cilën kishte nënë në atë periudhë. Kam xhiruar filmin, kam pasur shumë vështirësi, kam lindur fëmijën dhe në kohën kur filmi konkurronte në një nga festivalet më të mirë në botë, ku morëm çmimin ‘Filmi më i mirë’, unë isha e shtrirë në spital dhe mendoja si do më ecte operacioni, tha ajo.” Më tej, kujtoi stresin e madh që kishte përjetuar. “ S`dija çfarë do bëhej me mua dhe si t’ja bëja që situata të mos merrej vesh nga familjarët. Kisha një frikë se mos nuk shpëtoja gjallë. Unë jam fëmijë i vetëm dhe kam qenë drita e syve për prindërit e mi. Momenti më i vështirë ka qenë kur kam lënë fëmijët dhe kam ardhur në Tiranë për t’u operuar dhe vajzën e vogël e kam pasur në gji. Gjithmonë, gjatë atyre ditëve që e kisha në gji, thjesht pinte dhe flinte. Atë ditë, kur do nisesha, nuk më lëshonte gjirin. Ajo qante dhe qante. Mendoja se ajo e ndjente. I përqafova fëmijët. Kaona vajza ishte në gjumë dhe në gjumë tha: ‘Mam’, a ke me vdek?’. Isha e tronditur.”
Adriana nuk kaloi fare paq nga kjo situatë; ajo humbi shikimin nga njëri sy, ndërkohë që nga tjetri shihte vetëm 30%, megjithatë e vetmja gjë që i interesonte ishte të shihte sadopak të bijën e sapolindur, të cilën nuk ia mbante mend fytyrën sepse iu nënshtrua operacionit disa javë pas ardhjes së saj në jetë.