Gabriel Garko shembi idhullin që kishin ngritur shumë femra mbi të kur doli hapur si gay. Kureshtja ishte e madhe për partnerin e këtij mashkulli seks symbol, që rrëfeu së fundi tek “Verissimo” se një nga marrëdhëniet e tij afatgjatë ishte me një djalë të quajtur Ricardo.
“Lidhja ime e parë e dashurisë ka qenë me një djalë që quhej Riccardo. Isha në lidhje me të për 11 vite. 14 vite më parë mora një shtëpi larg të gjithëve. Riccardo dhe unë jetonim bashkë, por jetonim një situatë false. Kur miqtë vinin për darkë, në fund të mbrëmjes ai bënte sikur largohej më pas kthehej prapë. Kur dilnim apo shkonim me pushime ishim gjithmonë grup”, thoshte ai.
Identitetin e Ricardos, mediat italiane nuk e kanë zbuluar dot, por kanë publikuar foto të të dadhurit të tij aktual, 23 vjecarit napolitian Gaetano Salvi, i cili punon në aeroportin e Malpensas.



















