Më në fund, gjyqi me ciftin zviceran që e kishte rënduar Loredanën, është mbyllur. gazeta “20 Minuten”, thotë se të dy palët kanë rënë dakort të shtrëngojnë duart e t`I japin fund kësaj cështjeje me një dëmshpërblim të majmë nga ana e reperes.
“Ne jemi të lumtur që mundëm të arrijmë një marrëveshje të kënaqshme për të dyja palët. Gjëja më e rëndësishme është që Loredana dhe Petra Z. ishin në gjendje të flisnin me njëra-tjetrën dhe tani kanë përsëri një marrëdhënie të mire,” citohet të ketë thënë avokati i Loredanës që ia ka paguar ciftit 400 mijë franga, ka shlyer shpenzimet e gjyqit e ka kërkuar dhe ndjesë për episodin. Sic e treguan dhe fotot e postuara, marrëdhëniet mes tyre janë normalizuar.



















