KreuCelebrity

Jo më në ekran; zbulohet projekti i ri i Eno Popit!

Ky sezon e gjeti moderatorin Eno Popi jashtë ekranit të Top Channel, pasi për arsye që nuk janë bërë të ditura, programi ‘Dilema’ nuk pati një rinovim kontrate për muajt e ardhshëm.

Por, edhe pse ndoshta për disa kohë Eno do t’i mungojë ekranit, dashamirësit e tij do të kenë mundësi ta ndjekin në një projekt të ri. Pikërisht aty ku nisi karriera e Popit më shumë se 20 vitë më parë, në Top Albania Radio, do të jetë takimi i radhës i moderatorit me publikun e tij.

Programi që do ta rikthejë Enon, do të jetë kushtuar udhëkryqeve të shoqërisë në shekullin që jetojmë. “Dilema Sociale” do të quhet ‘shtëpia; e re e gazetarit dhe pedagogut,  moto e të cilit është “Filloje nga Zero”.

 

 

Shume shpejt….degjohemi❤️Repost @topalbania_radio with @get_repost ・・・ “Filloje nga Zero” – #DilemaSociale nga @enopopi së shpejti në #topalbaniaradio

A post shared by Eno POPI (@enopopi) on

Lajmin e ka zbuluar vetë Eno përmes profilit të tij në “Instagram”. Mes intervistave dhe monologjeve, Popi do të përplasë ide dhe opinione, do të shpërfaqë të vërteta e thyejë mite e teori konspirative dhe mbi të gjithë shoqërojë dëgjuesin me atë që i mungon gjithmonë e më tepër sot, media cilësore dhe frymëzuese.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF