KreuCelebrity

Olta Boka “e cmendur” pas vajzës: “ Kam ardhur në jetë për t`u bërë mama”!

Që kur erdhi në jetë korrikun e këtij viti, Gaia e ka plotësuar më së miri jetën e Olta Bokës. Këngëtarja dhe partneri, Ivi Rrokaj nuk e fshehën gëzimin që solli vogëlushja për ta, por sidomos Olta e ka përjetuar në mënyrë të jashtëzakonshem këtë periudhë, gjatë të cilës i është kushtuar vajzës plotësisht.

 

 

Te kjo foto shoh perendimin, si dhurate nga Zoti, per te embelsuar mbylljen e dites me ngjyrat me te sheqerosura. Shoh karrocen si motivin per te filluar nje tjeter dite te mbushur me ngjyra, por nuk me shpeton nga syte as vetja. Shoh nje version te ndryshuar, patjeter te permbushur, e me zemren duke shperthyer nga kenaqesia, por edhe me disa kg te shtuara kokeforta per 2 muaj ? Shoqeria, padashur, ushtron presion mbi standardet e bukurise dhe nuk e mohoj qe ndonjehere e kam vene ne diskutim nese do te mundem te rikthehem ne peshen e meparshme. Por une kam besim, me aq sa njoh veten, me disiplinen, kujdesin qe tregoj ndaj vetes, me kontrollin ndaj ushqimit e me aktivitet fizik, qe shume shpejt, kg nuk do te jene me nje “shqetesim” per mua. Per momentin zgjodha te shijoj cdo sekonde me te voglen time, sepse e di qe koha kalon shpejt e do te me marre malli per keto momente te pakthyeshme. E nese kilogramet jane “e keqja” kokeforte qe erdhi me te miren dhe bekimin ??, mund edhe te qendrojne aty pergjithmone ???

A post shared by ???? ???? (@oltabokaofficial) on

Këtë e dëshmoi qartë dhe me rrëfimin e fundit në Instagram për ndjekësit. Kur njëri prej tyre pyet nëse e donte këtë shtatzani dhe ae kishte planifikuar, ajo iu përgjigj: “Për mua fëmija është investimi dhe dhurata më e bukur që mund t’i bësh vetes! E doja me shpirt dhe mezi e kam pritur! Unë kam kuptuar që kam ardhur në jetë për t’u bërë mama”!!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF