
Fundjava e parë e tetorit, ndonëse kemi hyrë në muajin e dytë të vjeshtës, premton mot të ngrohtë e të përshtatshëm për plazh. Sipas Meteoalb, dita e shtunë dhe e diel do të ketë rritje të ndjeshme temperaturash që do të shkojnë deri në 30 gradë celcius.
Shqipëria
Moti – E shtunë, 3 Tetor 2020
——————————————————-———
Sipas MeteoAlb: MBETEMI në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta në zonat malore NDERSA Ultësira Perëndimore VIJON me mot të kthjellët deri në orët e pasdites kur pritet shtim i vranësirave në ekstremin verior por pa shi. Edhe nata parashikohet të VIJOJNE në të njëjtat kushte atmosferike.
Temperaturat e ajrit rriten me të paktën 3 gradë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 29°C.
Era do fryjë e fortë me shpejtësi 65 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim deri në 6 ballë.
Shqipëria
Moti – E diel, 4 Tetor 2020
——————————————————-———
Sipas MeteoAlb: Vranësira të dendura dhe shira të izoluar në Veri e Qëndër do të mbizotërojnë kushtet e motit në vendin tonë deri në pasdite, kur kemi përmirësim të kushteve atmosferike, duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese.
Temperaturat e ajrit rriten sërisht në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 30°C.
Era do fryjë e fortë me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim 5 ballë.



















