KreuCelebrity

Roli që i ndryshoi jetën Julia Roberts-it, në fakt, ishte për dikë tjetër!!

Roli i saj tek filmi “ Mystic Pizza” ishte ai që i ndryshoi jetën Julia Roberts.

Pas tij, aktorja mori dhe ofertën për filmin më të famshëm të saj, “Pretty Woman”. Por duket se paska qenë vërtet cështje fati, sepse roli tek “Mystic Pizza” në fillim nuk paska qenë për Julian, por për Gloria Estefan!

Këngëtarja e famshme, që ka interpretuar dhe nëpër filma, rrëfeu se “ në atë kohë nuk mendonte se isha shumë e zonja me aktrimin dhe ishte fokusuar më shumë të cimentonte karrierën e vet si këngëtare”.

Gloria shtoi se loja e Julias në komedinë romantike të vitit 1988, i cili pati një sukses shumë të madh, ishte e jashtëzakonshme dhe se ajo vetë nuk besonte se do ta luante aq mirë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF