Lajmi se Gabriel Garko kishte dalë hapur si gay, zhgënjeu shumë vajza. Aktori joshës italian, i kthyer në një seks simbol, adhurohej pafund nga femrat. Së fundi ndërkohë, ai u akuzua edhe se kishtë marrë 60 mijë euro për ta bërë publikisht një deklaratë të tillë. Ish-banorja e “Big Brother”, Xhensila Pere, tha se ka takuar Garkon në një event në vitin 2015. Por ndonëse ai ishte idhulli I saj, mbeti thellësisht e zhgënjyer.
“E kam takuar në 2015, por sikur t’i kishte patur flokët e larë do e kisha pëlqyer më shumë. I kishte flokët pa pa larë dh veshja e tij linte shuam për të dëshiruar. Dukej se nuk i kishte dhënë rëndësinë e duhur eventit, edhe pse nuk ishte paguar. Unë e kam dashuruar atë, ka qenë ëndrra ime dhe i thoja të dashurit që nëse do të tradhtoja, do ta bëja me Gabriel Garkon”, tha Xhensila, ndërsa është shprehur edhe se kishte vënë re që atëherë që atij sikur nuk i interesonin vajzat.