Presidenti dhe Zonja e Parë e SHBA-ve nuk i kanë shpëtuar infektimit me koronavirus.
Lajmin e ka dhënë vetë Shefi i Shtëpisë së Bardhë, i cili nëpërmjet një statusi në Twitter njofton se ai dhe bashkëshortja, pasi ju nënshtruan testit të Covid-19 rezultuan të dy pozitivë.
“Sonte, @FLOTUS dhe unë rezultuam pozitivë me COVID-19. Ne do të fillojmë procesin e karantinës dhe rikuperimin menjëherë. Do ta kalojmë gjithë këtë BASHKË!”; shkruhet në postimin e Donald Trump.
Aktualisht gjendja e çiftit presidencial është e mirë, ndonëse si 74 vjeçar Trump futet në grupmoshën e rrezikuar nga Coronavirus. Sakaq nga stafi është infektuar e para këshilltarja e Trump Hope Hicks.