Pak ditë më parë Demi Lovato dhe Max Ehrich i dhanë fund fejesës katër mujore ku burime pranë çiftit kanë konfirmuar se Demi dhe Max pavarësisht respektit dhe vlerësimit që kanë për njëri tjetrin, kuptuan se është më mirë që ata të marrin drejtime të ndryshme.
Por duket se Max nuk ka qenë aspak në dijeni për ndarjen dhe ai është shprehur se e ka mësuar nga mediat.
Nëpërmjet një video live në Instagram Max është shprehur se Demi e ka përdorur për qëllime marketingu ndërsa ai ka qenë shumë i dashuruar.
“Unë isha i dashuruar. E gjithë bota duhet ta dijë këtë. Mendoja se gjeta të duhurën, tani zbulova se u përdora. Shpresoj që kënga të jetë numër një, sepse e di çfarë, nëse kjo është ajo që dëshiron në një botë materiale, ja ku e ke, merre. Shpresoj që kjo të të bëjë të lumtur. Shijoje. Sapo ke humbur dikë që të ka dashur plotësisht, pafundësisht për gjithçka”; tha i zhgenjyer Max



















