Ditën e djeshme pas nënshtrimit të testit të Covid, presidenti i SHBA-ve Donald Trump dhe bashkëshortja e tij Melania Trump rezultuan të infektuar me Covid.
Ndonëse 74 vjeçari Trump nuk ka shfaqur simtoma serioze dhe të rënda të virusit, për shkak të moshës dhe të qenit mbi-peshë nga stafi mjekësor i Shtëpisë së Bardhë u pa e arsyeshme që presidenti të shtrohej në spital për të marrë një trajtim më të specializuar.
Mjeku i Shtëpisë së Bardhë Sean Conley tha se transferimi i presidentit nga Shtëpia e Bardhë u bë pas konsultimit me specialistë nga Walter Reed dhe Universitetin Johns Hopkins “për monitorim të mëtejshëm”.
“Këtë mbrëmje jam i lumtur të raportoj se presidenti po ecën shumë mirë. Ai nuk ndonjë nevojë për oksigjen shtesë, por në konsultim me specialistët ne kemi zgjedhur të fillojmë terapinë me Remdesivir. Ai ka përfunduar dozën e tij të parën dhe po pushon qetë”, shtoi Conley.



















