Këngëtari nga Shkupi Adrian Gaxha dhe partnerja Sidorela Dauti e kanë çuar romancën e tyre më shumë se dy vjeçare në një tjetër nivel, pasi duket se dyshja do të fejohen zyrtarisht.
Burimë për Prive kanë konfirmuar se Adriani dhe Sidorela do të bëjnë shumë shpejt ceremoninë e fejesës, e cila ishte planifikuar më herët por është shtyrë për shkak të pandemisë.
Sa i përket karrierës së tij muzikore, Gaxha së fundmi nuk ka qenë shumë prezent me prodhime të reja dhe duket se për pak kohë ka zgjedhur të shijojë jetën private dhe romancën me bukuroshen nga Kosova.
Kujtojmë që e vetmja lidhje që këngëtari shkupian ka bërë publike më herët ka qenë ajo me moderatoren Luana Vjollca, me të cilën pati një histori dashurie disa vjeçare.



















