Elia Zaharia Gogu dhe princ Leka do të bëhen prindër për herë të parë. Ndonëse në tremestrin e fundit të pritjes së ëmbël, familja mbretërore e ka mbajtur private lajmin e shtatzënisë së Elias.
Paparaci i Panorama ka fotografuar këto ditë çiftin Zogu në një shëtitje rutinë në rrugët e Tiranës, ku duket se mami në pritje ja përparuar dukshëm me shtatzëninë, duke qenë se barku duket tejet i rrumbullakosur.
Elia 37 vjeç dhe Leka 37 vjeç, të veshur ‘casual’ duken të përqendruar tek biseda me njëri tjetrin, tema e së cilës me gjasë mund të jetë pse jo rreth bebit.
Në një intervistë të pak kohëve më parë, të pyetur se kur do të vijë trashëgimtari në familjen Zogu dhe nëse dyshja ka preferenca për gjininë, Elia u përgjigj: “Nuk kemi asnjë preferencë gjinore. Kur Zoti ta ketë shkruar, do të jemi të lumtur sidoqoftë! Rëndësi ka të na bekojë me fëmijë të shëndetshëm!”
Aktorja e njohur shqiptare dhe Princ Leka kurorëzuan historinë e dashurisë nëpërmjet një ceremonie madhështore në tetor të 2016-ës ndërsa çifti janë njohur në vitin 2010.



















