Aktorja e njohur shqiptare Rajmonda Bulku ka rënë dhe ajo pre e sëmundjes më shqetësuese të momentit. Neësbomb ka mësuar se Bulku, 62 vjecare është shtruar në spital, megjithatë gjendja e saj paraqitet e qëndrueshme. Me mbi 20 role kinematografike e plot të tjera në teatër, Rajmonda Bulku ështe pjesë e asaj kaste aktorësh që i dhanë forcë e shkëlqim aktrimit në vendin tonë.
Ajo ra në sy që në fillesat e veta si për aftësitë aktoriale, ashtu edhe për hijeshinë e saj, që e bëri të renditet mes aktoreve më të bukura shqiptare, ndërsa më vonë pati dhe momente angazhimi në politikë.



















