Lajmi që Donald Trump u prek nga Covid 19, bëri sa hap e mbyll sytë xhiron e botës! Presidenti amerikan ishte një prej atyre që e sfidonin fort virusin, duke e mbajtur madje me shumë vështirësi dhe maskën në publik.
Por tani që dhe ai është prekur nga koronavirusi, kureshtja është e madhe për të mësuar sesi po kurohet presidentit i shtetit më të fuqishëm të botës, i cili është 74 vjec dhe mbi peshën që duhet të kishte. I shtruar me temperaturë ne Qendrën Kombëtare Klinike Walter Reed në Washington, tij i është administruar si fillim një koktej eksperimental antitrupash Regeneron. Po kështu i është dhënë zink, vitamin D, një mjekim për djegie stomaku, një aspirinë në ditë, ndërsa ka nisur dhe terapinë me ilacin Remdesivir.



















