
Deri më tani, Miriam Cani dhe Alban Skënderaj kishin zgjedhur të mos e tregonin të plotë portretin e Duamit të vogël. Por në fund, u dorëzuan dhe ata. Përmes një video të realizuar me mjaft mjeshtëri, këngëtarja ndau me të gjithë pamjet e vogëlushit, duke marrë plot komente nga ndjekësit.
“Duam, si e do natyra diellin. Duam, si e duan yjet qiellin. Ti më ke frymezuar të krijoj diçka që është e mbushur plot dashuri e mirësi. E pastër si dashuria e nënës”, ka shkruar ajo ndërsa në filmim shihet duke rrezatuar lumturi!



















