Nëpërmjet një bisede në Instagram me ndjekësit e saj, për herë të parë Lori Hoxha zbuloi kuptimin e tatuazhit në krah.
Dikush prej ndjekësve ishte kurioz të dinte se çfarë kuptimi ka fjala ‘saudade’ që trashëgimtarja e Top Media ka gdhendur në trup.
“Malli që ndjen për diçka apo dikë që e doje dhe më pas e humbe, duke e ditur se nuk do të kthehet më kurrë. ‘Dashuria që mbetet’”, ka shpjeguar Lori.
Ndonëse Hoxha nuk e specifikojë se cilit i dedikohet ai tatuazh, me siguri bëhet fjalë për një dedikim për të atin, themeluesin e Top Media Dritan Hoxha, i cili u nda nga jeta kur Lori ishte në fillim të adoleshencës.
Mungesën e të atit, Lori e ka theksuar shpesh se e ndjen shumë, dhe mundohet t’i mbajë sa më gjallë kujtimet e bukura që me të.



















