Këtë fundjavë çifti i njohur i showbiz-it shqiptar Ledri Vula dhe Sara Hoxha organizuan festën e pritjes së bebit në vilën e tyre në Prishtinë.
Me të ftuar miq, kolegë e familjarë mami dhe babi në pritje zgjodhën ngjyrën pastel si kod veshje në festë, kod që ishte respektuar nga të gjithë të pranishmit.
Arredim i stilit oriental, ku mbizotëronin ngjyrat e tokës; muzikë ku pjesën më të madhe e zinin këngën e kolegëve të Ledrit të ftuar në ‘baby-shoëer’, karaoke, e shumë të qeshura ishte atmosfera që përcillej nga fotot e videot e postuara në rrjete sociale nga të pranishmit.
Zonjusha e mbrëmjes, Sara kishte veshur një fustan të ngushtë që i nxirrte në pah barkun e rrumbullakosur, është parë gjatë gjithë mbrëmjes aktive.
Kur gjyshja i kendon nipit dhe nuskit @ledrivula @sarahoxha #❤️❤️❤️
Një nga surprizat më të bukura të festës ka qenë kur gjyshja e Ledrit, me të cilën reperi ka një lidhje shumë të ngushtë, u kushtoi një këngë çiftit.
Ledri dhe Sara janë në pritje të një vajze, që mendohet të vijë në jetë në fund të vitit.



















