Ka njerëz supersticiozë që besojnë verbërisht në atë çfarë thonë yjet, por vendin e parë për supersticiozen më të madhe e zë me siguri këngëtarja Madonna.
David Guetta ka qenë i ftuar për një intervistë në McLfy et Carlito në Youtube ka zbuluar se disa vite më parë këngëtarja e famshme ishte e interesuar të punonte me të, në kohën kur Guetta fitoi një Grammy për remiksin e këngës së Madonnës “Revolver”.
Madonna-s i pëlqeu shumë remiksi asokohe dhe kërkoi që të bashkëpunonte me David. Dhe ai bashkëpunim me shumë mundësi do të realizohej…nëse Dj Guetta nuk do të ishte shenja e Akrepit në horoskop.
“Më tha që e pëlqeu shumë remiksin tim dhe sugjeroi që të isha producent i albumit të ardhshëm. Mbërrita për drekë. Folëm për shumë gjëra; muzikën, çfarë donte të bënte me albumin. Isha thjesht unë dhe ajo. Të relaksuar, shumë ok. Hëngrëm drekë. Ishim shumë mirë dhe po mendoja se kur do të nisnim të punonim”; trego Guetta.
(Gjatë bisedës ai i ka thënë Madonnës se është shenja e Akrepit, dhe këtu u prish gjithçka)
“Papritur, ndryshoi fytyrën dhe më tha, ‘Më vjen keq, nuk do të jemi në gjendje të punojmë bashkë. Ishte një kënaqësi që të njoha. Mirupafshim”
Pra, nëse je Madonna mund të prishësh edhe kontrata miliona dollarëshe vetëm për hir të hososkopit!



















