Aktorja Emma Roberts ka gjetur një zgjidhje ideale për baby shoëer-in e saj në këto kohë të vështira të pandemisë. Të shtunën pasdite, aktorja 29 vjeçare ka organizuar festën për të pritur djalin, i cili mund të lindë brenda këtij muaji, me një grup të ngushtë miqsh dhe familjarësh në ambientin e një kopështi të zbukuruar me një dekor të thjeshtë dhe mikëpritës.
Ema duhej rrezatuese me fustanin e saj veror, ndërsa ka postuar disa foto në llogarinë e saj në Instagram të dielën.
“Festa e Emës u organizua në një kopësht, ku secili mund të mbante distancën sociale pa frikë”, shtoi një nga të ftuarit “Ema kishte veshur një fustan shumë të bukur, ku i dukej aq këndshëm barku në muajin e fundit të shtatëzanisë, të cilin e kishte kombinuar kaq bukur me maskën. Ajo dukej rrezatuese. Ishte shumë e lumtur tek hapte dhuratat për djalin që pret të sjelllë në jetë” ka përfunduar e ftuara. Në festë morën pjesë miqtë më të ngushtë të aktorës, ndër ta Kristen Stewart, Camila Morrone dhe Garrett Hedlund.



















