KreuCelebrity

Dorë për dore, Rita Ora fotografohet me të dashurin rrugëve të Londrës!

Në korrik të këtij viti mediat zbuluan romancën e këngëtares me origjinë shqiptare Rita Ora. Prej pak muajsh artistja e njohur po shijon lidhjen e dashurisë me partnerin Romain Gavras.

Së fundmi mediat britanike kanë fotografuar çiftin duke ecur krah njëri tjëtrit, të kapur për dore rrugëve të Londrës.

Ajo çfarë ka tërhequr edhe më shumë vëmendjen ka qenë një unazë diamanti në gishtin e 29 vjeçares, ç’ka ka bërë të nisin aludimet se çifti mund të jetë fejuar.

Rita dhe Romain janë ulur në një bar, ku kanë qenë nën shoqërinë e motrës së këngëtares, Elena Ora.

Rita ka preferuar që kësaj here të mos e ekspozojë lidhjen e saj në publik dhe dyshja kujdeset që të mos shfaqë shumë intimitet kur janë në ambiente publike.

Mendohet se dyshja kanë rreth 6 muaj që dalin së bashku.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF