Jetojmë prej kaq kohësh një histori të bukur dashurie, por që familja e tyre të plotësohej përfundimisht, duhej dhe një fëmijë! E tani, edhe ai mbërriti, duke e cuar në kulm lumturinë e këngëtares dhe modeles Afërdita Dreshaj e bashkëshortit të saj, Jakup Kindl. Çifti ka zbuluar edhe gjininë e bebit; do të jenë prindër të një djali dhe janë mjaft të gëzuar.
Ceremonia e tyre e martesës përpara disa vitesh në Miami u pasqyrua gjerësisht në mediat rozë si një event madhështor dhe vazhdimisht përmes postimeve të saj, Afërdita e ka treguar se sa e bukur është jeta e saj!



















