Albana Osmani është duke punuar prej kohësh për librin e saj të parë i cili pritet të dalë në treg në fund të muajit. Ai titullohet “Çika në betejë me inteligjencën artificiale” dhe e ka tashmë “fansin e parë”: babain e moderatores që e ka përlotur me përshtypjet e tij, duke I thënë: “Je njësoj e vogla ime fitimtare në çdo gjë”.
Albana e tregoi vetë përmes një statusi në rrjetet sociale. “Lexuesi i pare i librit tim eshte babai im.Ai mban ne duar nje version te pare testues te shtypur per ta pare se si do te duket, ku edhe ilustrimet do i bashkangjiten me pas . Serioziteti i tij ndersa shfletonte faqet e para, me beri të rri aty sus prane tij, me zemren qe me ishte mbushur me emocion, nuk dua ta fsheh , kisha vertete emocion dhe mezi po prisja të shoh si do i dukej, cfare po mendonte, cila qe pershtypja e tij e pare .. Ai u kthye i buzeqeshur dhe me tha : “Koçiiiiiiii “ je njesoj ajo e vogla ime fitimtare ne cdo gje. Ashtu I buzeqeshur me pas u ngjit në dhomen e tij dhe vazhdoi leximin e librit . Ne vegjeli natyra ime ishte prej “kalamani mistrec “ aspak formati i nje vogelusheje te brishte. Do argetohesha duke luajtur , me te mbaruar shkolla si orar dhe deri sa behej terr aq sa nuk shikohej dera ku eshte shtepia. Shpesh here beja dhe gol ne futboll duke luajtur me djemte , shoket e lagjes. Nje mbremje im ate u kthye pas turnit te punes 72 oresh si Oficer dhe me gjeti në oborrin e pallatit me bluzen e mbushur plot me “koça” në vendlindhen time I thone zarave sferike të hekurit “koça”. Keshtu une prej oresh kisha mundur të fitoja të gjithe koçat e vegjel, të gjitheve, dhe kisha mbushur bluzen qe mbaja veshur duke e pervjel ate me nje dore perplot me sferat e vogla të fituara,aq sa po derdheshin. Ne koçin e fundit dora spo me dridhej fare e godita dhe e fitova. U hodha aq shume perpjete nga gezimi sa thashe mu derdhen pertoke gjithe koçat e vegjel, por kur kthehem e shoh qe spektatori im special kishte qene babi në koçin e fundit, syte mu mbushen me lot. Ai me mori hopa dhe pse tejet I lodhur , me shkundi dhe la koçat te bien per toke duke shtuar “do lozni perseri neser të gjithe bashke , leri “ . Keshtu u kthyem në shtepi Bushi dhe “koçi “ e vogla Albana asokohe. Ne komentin e tij u ndjeva njesoj …. Shpresoj shume qe ky liber te frymezoje shume kampione! Shpresoj shume qe ky fundmuaji , pas prezantimit publik të librit , tju gjeje me te ne duart tuaja #comingsoon #lotsoflove #iloveyoufather””.



















