KreuCelebrity

75 vjec, Dolly Parton mendon të pozojë për “Playboy” !!!

Kjo, po do të jetë një dhuratë e jashtëzakonshme ditëlindjeje. Dolly Parton gjithmonë ka patur ide të qarta për të realizuar atë që dëshiron. Madje në një intervistë për BBC dhënë gazetarëve Scott Mills dhe Christ Stark, artistja është shprehur se me rastin e shuarjes së 75 qirinjve, dhurata që mund t’i bënte vetes dhe ardhuruesve të shumtë është kopertina e revistës “Playboy” dhe një palë veshë lepurushi.

“Nuk kam plan të tërhiqem nga jeta artistike, Sapo kam mbushur 74 dhe po planifikoj të pozoj për Playboy-in sërisht. Kam pozuar dhe njëherë për revistën shumë vite më parë, dhe mendoj se do të jetë e hatashme sikur të shfaqem në kopertinë kur të mbush 75”. Kjo do të shënonte kopertinën e dytë të Playboy për Dollin, e cila ka pozuar për revistën e famshme në 1978, kur ishte 32 vjeçe.

Dhe për atë kohë ishte një kopertinë e rrallë, pasi ishte e para yll i muzikës kauntry që pozonte për Playboy. Pyetjes se fundit se nëse do të vishte të njëjtat rroba për këtë kopertinë të dytë me humorin e zakonshëm Dolly iu përgjigj se dhe mund të përdorte të njëjtën veshje, pasi sipas saj gjoksi ishte po ai. “Ndoshta! Mund t’i përdor akoma. Gjoksi është po i njëjti.“ ka përfunduar intervistën ajo. Dolly Parton mbush 75 vjeç në 19 janar dhe deri atëherë të presim kopertinën e famshme.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF