E lavdëruar shpesh për bukurinë e saj, ish banorja e edicionit të dytë të “Big Brother”, Mimoza Krasniqi i dha fund beqarisë. Ajo lidhi kurorë me partnerin francez, Raphael Walter në një ceremoni të thjeshtë, por mjaft të bukur, ndërsa nuk kishte sesi të mos binte në sy fustani mjaft I vecantë dhe elegant i saj.
Por pikërisht, ata që u fiksuan tek veshja e Mimozës, vunë re dhe një detaj: ajo është mjaft e hollë, por barku duket pak i fryrë.
Kaq u desh që të përhapet lajmi se këngëtarja mund të jetë shtatzënë, por nga ajo vetë nuk ka asnjë konfirmim. Mësohet se Mimoza është zhvendosur në Strasburg të Francës për të jetuar me partnerin e saj.



















