“ Ishim cift, por nuk kishim marrëdhënie intime”; ish e dashura e Gabriel Garkos, Eva Grimaldi bëri një rrëfim që konfirmoi më së miri pohimet e tij mbi prirjet e veta seksuale. Aktori i njohur si seks simbol në Itali, theu kushedi sa zemra femrash kur rrëfeu se orientimi i vet seksual, në fakt është krejt në kahun e kundërt.
Grimaldi bashkëjetoi tetë vjet me Garkon.
“Historia jonë u krijua katërmbëdhjetë vjet më parë. Nuk pati kurrë marrëdhënie intime, ai kishte nevojë për mua dhe unë gjithmonë e mbroja atë. Por ekzistonte një dashuri e thellë që na lidh akoma sot dhe kjo shkon përtej sferës fizike… madje do të isha martuar me të ose do të kisha një fëmijë me të”, u shpreh aktorja për “Chi”. Eva vetë e ndryshoi rrënjësisht jetën e saj tani vonë, kur nga heterokseksuale që kishte qenë gjithmonë, u dashurua me një femër, Imma Bataglia, me të cilën lidhi dhe kurorë.



















