Larja e shpeshtë e duarve, sidomos pas prekjes së sipërfaqeve të ndryshme, ka qenë një nga këshillat kryesore të ekspertëve në këtë periudhë pandemie. Kjo është konsideruar një prej rrugëve të përhapjes së sëmundjes. Por një studim i fundit, i realizuar nga Universiti i Kalifornisë, ka dalë në përfundimin se ky perceptim, mund të ketë qenë i gabuar. Sipas autorëve të tij, Covid-19 nuk përhapet nga sipërfaqe si dorezat e dyerve.
Sasia e gjendur atje rezultoi të mos ishte e mjaftueshme aq sa për të infektuar një person. “Tani e dimë që përhapja e koronavirusit nuk shkaktohet nga prekja e sipërfaqeve dhe më pas nga prekja e fytyrës. Infektimi vjen duke qenë pranë dikujt, pështyma e të cilit mund të ketë virus”, tha bashkëautorja, Monica Ghandi, e cila shtoi se më shume se përdorimi i dezinfektantëve, ajo që të shpëton nga infektimi është maska.



















