Largimi i bujshëm i regjisorit Altin Basha nga Portokalli krijoi jo pak tymnajë dhe habi në mediat online dhe në publik. Pas 17 vitesh si ‘timonieri’ i spektaklit të humorit të Top Channel, Basha ka dhënë dorëhqjen, për arsye që nuk janë bërë me dije.
Ndonëse për momentin nuk ka një pozicion dhe ekran konkret ku do të vijojë karrierën e tij Altin Basha, zëra të pa konfirmuara thonë se regjisori ikonik i Portokalli është në bisedime me Abc News.
Sakaq aktori Julian Deda, marrëdhënia e të cilit me Bashën nuk ka qenë aspak miqësore që prej largimit të Dedës nga Portokalli vite më parrë, nëpërmjet një postimi në instagram ka thumbuar drejtpërdrejt regjisorin Basha.
“Bravo Altin! Pas 17 vitesh eksperiencë pune si regjisor, më në fund ja arrite qëllimit, u bërë asistent regjisor. Hallall plako”; shkruan Deda në postim.
Nuk dihet se për çfarë konkretisht e ka fjalën aktori i ‘Klanifornia’, ndaj gjithçka mbetet për t’u parë në ditët në vijim për të mësuar se cili do të jetë angazhimi i ri i regjisorit Altin Basha.



















