Në familjen Xoxa-Veliaj ka festë, pasi i vogli i shtëpisë Kajan ka ditëlindjen e dytë.
Ndonëse nuk e dimë nëse kryebashkiaku i Tiranës dhe bashkëshortja kanë organizuar një festë për ditëlindjen e djalit, ka qenë mami Ajola ajo që ka bërë një urim publik për të birin.
“Dy udhëtime të plota rreth diellit”; shkruan Ajola Xoxa përbri një foto familjare në të cilën prindërit e rinj kanë përqafuar të voglin, por pa zbuluar portretin e tij.
Të njëjtën foto e ka ndarë edhe Erion Veliaj në instagramin e tij, duke mbajtur të njëjtin dedikim.



















