Kristen Stewarts thotë se roli i Princeshes Diana është shumë i vështirë, sidomos për theksin. Aktorja e njohur 30 vjeçare, gjatë një interviste dhënë për revisten InStyle, ka folur për rolin e saj të fundit, në të cilin do të interpretojë princeshën e Uellsit. Fimi “Spencer” i regjizorit Pablo Larrain, ka në qendër jetën e Dianës, pritet të fillojë xhirimet në mesin e muajit Janar. Gjatë intervistës Steëart ka rrëfyer vështirësitë dhe pasiguritë e saj për të hyrë në personazh. Megjithese shumicën e vështirësive ajo e kaluar, Kristen ka shpjeguar se problemin më të madh e ka hasur tek theksi i Dianës: “Jam duke punuar shumë për këtë, madje kam marrë dhe një ekspert në këtë fushë,”është shprehur aktorja.
“Theksi është shumë intimidues … sepse njerëzit e njohin zërin e saj, i cili është kaq i dallueshem dhe i veçantë…”, ka vazhduar më tej ajo. “Unë i kam lexuar bigografitë, shumë më përpara se ato të bëheshin skenarë filmash. Është një histori shumë e trishtë, nga më të trishtmet që ka ekzistuar. Nuk dua thjesht të luaj Dianën, po dua të hyj dhe të bej të njohur njerëzve anën e thjeshtë të saj. Jam shumë e ngazëllyer që do të luaj këtë personazh. E kam pritur dhe dëshiruar prej kohësh, “ thote aktorja.
Filmi Spencer do të ketë në qendër ngjarjet nga fundi i martesës së Dianës me princ Charls. Drama do përqendrohet veçanërisht gjatë ditëve të fundit të Krishtlindjeve në fillim të viteve ’90, që princeshë Diana kaloi në Sandringham. Filmi do të nxjerrë në pah anën e dashurisë së Dianës për djemtë, princin Ëilliam dhe princ Harry.



















