Deva Cassel vajza e Monica Belluçi dhe Vincent Cassel duket se marrë shumë nga genet e bukura të së ëmës.
Ndonëse vetëm 16 vjeç, vajza e prindërve të famshëm duket se ka nisur të ketë interes dhe talent për modelingun.
Në shkurt të 2020-ës, Deva u bë imazh i Dolce & Gabbana duke zëvendësuar kështu të ëmën, që është imazh ikonik i markës së njohur italiane ndërsa këtë muaj, adoleshentja bukuroshe ka zënë kopertinën e revistës Elle në France.
Ndonëse e reja Cassel nuk e ka modelingun si profesion me kohë të plotë, hiret e bukura dhe siguria që shfaq para fokusit të aparatit po e kthejnë atë në një emër tejet të kërkuar në industrinë e modës dhe modelingut.



















