KreuCelebrity

Këngëtarja e njohur shqiptare shtatzënë për herë të parë; zbulohet gjinia e bebit!

Këngëtarja e njohur nga Kosova, Shkurte Gashi po përjeton periudhën më të bukur të jetës së saj, pasi është në pritje të ëmbël.

Ndonëse përgjatë gjithë karrierës së saj, artistja e muzikës ‘live’ ka zgjedhur të jetë tejet diskrete sa i përket jetës private, burime pranë Shkurtes, kanë konfirmuar për ‘Gazeta Blix’ se ajo është në muajin e pestë të shtatzënisë dhe se bebushi që pritet të vijë së shpejti në jetë është djalë.

Sakaq nga ana e këngëtares nuk ka patur asnjë deklaratë lidhur me ngjarjen e bukur që po ndodh në jetën e saj, ndërsa në rrjetin social Instagram nuk ka qenë aktive që prej qershorit të këtij viti.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF