Prej mëse dy vitesh moderatori Ledion Liço vendosi të marrë një pauzë të gjatë nga jeta publike, duke u larguar nga ekranin e po ashtu edhe nga rrjetet sociale.
Pak ditë më parë, u konfirmua se Liço ka marrë postin e drejtorit ekzekutiv në Top Albania Radio, por duke mos zbuluar nëse moedartori do të ketë ndonjë rikthim të afërt në ekran.
Bashkëshortja e Liços, Sara Hoxha ka postuar pak çaste më parë një foto të çiftit më ashensor, teksa duke dalë nga shtëpia kanë përfituar të bëjnë një ‘selfie’.
I veshur me pantallona të bardha dhe xhaketë lëkure, ndërsa flokët e zgjatur i ka kapur pas koke, Ledioni duket po njësoj me stil siç përherë jemi mësuar ta shohim.
Jo më pak elegante dhe simpatike është edhe Sara, e cila këtë mëngjes ka preferuar një ‘outfit’ totalisht të zi.



















