Është dita e saj e lindjes, dhe mes urimeve të shumta që vërshuan për Ira Seferin, padyshim, vëmendjen kryesore do ta merrte ai i bashkëshortit, Gaz Paja. “Gëzuar zemra ime, sic e ke zemrën ashtu u bëftë”, ka shkruar aktori i njohur i humorit.
Dyshja po përjeton një periudhë të mbushur me lumturi. 1 vit më parë, lidhën kurorë në një ceremoni madhështore, e cila u kthye në kryefjalën e mediave rozë në atë kohë dhe shumë shpejt, gëzimi i tyre do të shumëfishohej me ardhjen në jetë të djalit, Dard!



















