Familja e William Levy-t po përjeton momente dramatike: djali 14 vjecar i tij dhe Elizabeth Gutierrez, Christopher Levy është i shtruar në një spital të Floridës pas një aksidenti të rëndë.
Raportet në mëdiat e huaja tregojnë se makina e vogël e golfit me të cilën ai po udhëtonte është përmbysur, duke i shkaktuar lëndime të mëdha. Mjekët po bëjnë të pamundurën, por prindërit e tij po shpresojnë dhe në një ndihmë tjetër.
“Faleminderit të gjithëve që pa na njohur luteni për djalin tonë Christopher, si familje. Zoti e shëroftë plotësisht dhe shpejt Christopher-in dhe djemtë e tjerë. Me Zotin gjithçka është e mundur dhe ai mbron shërbëtorët e tij që i thërrasin. Christopher është një fëmijë i besimit. Ne e dimë që Zoti ishte atje me të dhe fëmijët e tjerë dhe nuk kemi asgjë përveç fjalëve të mirënjohjes ndaj Zotit që nuk na braktis kurrë! Shpresojmë ta shërojë Christopher-in që ai të vazhdojë të jetë një dritë ndriçuese në fushën e bejsbollit dhe në të gjitha fushat e jetës. Sa herë që Christopher shkëlqen në fushë, ai falënderon Zotin, e nderon atë dhe i frymëzon të tjerët të bëjnë mirë dhe të kenë besim te Zoti. Ai është një udhëheqës! Paçi gjithmonë mençurinë për të përdorur bekimet e Zotit për të bekuar të tjerët. Amen!”, kanë shkruar ata.



















