KreuCelebrity

Sophie Turner dhe Joe Jonas fotografohen për herë të parë me të bijën!

Sophie Turner dhe Joe Jonas janë fotografuar këtë të mërkurë, për herë të parë që prej korrikut kur ata sollën në jetë vajzën e tyre.


Aktorja 24-vjeçare e Game Of Thrones dhe këngëtari 31-vjeçare shijuan një shëtitje relaksuese me vajzën e tyre dy muajshe Ëilla në Los Angeles.

Prindërit e rinj padyshim që duket se po ndajnë detyrat e kujdesit për fëmijën, pasi secili prej tyre kishte kohë për të shtyrë karrocën gjatë ecjes.

Turner dhe Jonas konfirmuan lajmin e ardhjes në jetë të vogëlushes nëpërmjet një deklarate në korrik ku u shprehën se ishin ‘të lumtur të njoftonin lindjen e foshnjës së tyre’.

Joe dhe Sophie u martuan gjatë një dasme surprizë në Las Vegas në maj 2019 e cila u transmetua drejtpërdrejt në mediat sociale të Diplo, dhe menjëherë pasuan një lidhje familjare në Francë dy muaj më vonë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF