KreuCelebrity

Pas shumë vitësh shkëputje; rikthehet në ekran Aida Shtino me një program të ri!

Moderatorja e ish- programit të njohur “Njerëz të humnur” Aida Shtino i ka munguar për shumë vite ekranit, që prej shkëputje së emisionit për shkak të kërcënimeve të shumta që moderatorja ka marrë asokohe.

Duket se Shtino i ka lënë pas frikërat e pasiguritë dhe do të kthehet sërish në ekran, kësaj here në ‘dritaren’ e Fax News.

Sipas Newsbomb, programi i ri i moderatores do të jetë një ndërthurje e historive njerëzore me misteret, enigmat, të pathënat e historisë shqiptare, duke patur në qendër kërkimin e identitetit shqiptar.

Nuk do të mungojë as trajtimi i historive të personazheve të famshëm shqiptarë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF