Lorik Cana mbetet jo vetëm ish kapiteni legjendar i Kombëtares Shqiptare, por edhe një mashkull mjaft tërheqës. Loriku ka spikatur gjithmonë për pamjen dhe fizikun e tij. Ndonëse pas lënies së sportit mori disa kilogramë në plus, arriti t`i rikthehet sërish formës së vet, duke mos lënë vend vecse për admirim.
Por me foton e postuar së fundi në Instagram, Cana tregoi se paska ende vend për t`u befasuar! Ai shfaqet me flokët e kapura lart gjysëm-bisht, dhe ky model, i shkon vërtet shumë!



















