“Gruaja ime më shpëtoi jetën.” Kështu ka shkruar në një postim të gjatë në Instagram, aktori i njohur seksimbol Hugh Jackman, i cili mbushi 52 vjeç.
“Ishte merita e saj, që vendosa të shkoja të vizitoja nishanin, të cilin e kisha prej 25 vitesh. Ishte pikërisht ai nishan për të cilin unë thoja që s’është asgjë, të dilte i formës koancerogjene. Kur je i ri të duket sikur çdo gjë është e parëndësishme, mund të jetosh pa e vrarë mendjen dhe të mos kujdesesh fare për veten, ku mjafton të marrësh pak masa mbrojtëse, si psh një krem dielli dhe mund të parandalosh çdo dramë të mundshme.Nuk është aspak e lehtë të krijosh familje, – vazhdon më tej aktori, – të krijosh një vend ku mund të ndjehesh i sigurtë dhe i mbrojtur. Të bëhesha prind ishte gjëja më e vështirë e e jetës time. Por ia vlen, nuk ka gjë që ia vlen më shumë sesa kjo në botë. Dhe këtë ma mësoi ime shoqe, “ përfundoi postimin ai, duke I bërë kështu një dedikim mjaft të ndjerë bashkëshortes 13 vjet më të madhe.