KreuArt

Kanali amerikan i filmave më të mirë klasikë në botë, transmeton ‘Tomka dhe shokët e tij’

40 milion shikues amerikanë kanë parë mbrëmjen e kaluar (20 tetor) filmin artistik shqiptar ‘Tomka dhe shokët e tij’.

Kanali i njohur amerikan Turner Classic Movies (TMC), në kuadër të nismës #WomenMakeFilm ka zgjedhur filmin e regjisores shqiptare Xhanfize Keko si një ndër filmat më të shquar të listës së filmave klasikë botëror. TCM ka përgjedhur regjisoren shqiptare si ‘regjisorja e javës.

Ky prodhim i kinostudios Shqipëria e Re është një prej veprave më të dashura nga populli shqiptar, ashtu si edhe figura e regjisores së tij, Xhanfize Kekos. Filmi i saj është restauruar dhe pajisur me titra për transmetim ndërkombëtar prej kohësh por përfshirja e këtij filmi në historinë e kanalit TCM është vërtet arritje e madhe për kinematografinë shqiptare.

Kjo është hera e parë që një film shqiptar transmetohet në një ekran kaq të njohur ndërkombëtar, ndaj urojmë që edhe prodhime të tjera të filmbërësve shqiptarë të rimasterizohen sa më parë në mënyrë që të kenë mundësi të shfaqen edhe në ekrane të huaja.

Tags:

Home Art

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF