Shuhet Gigi Proietti, gjigandi i skenës italiane!

Shuhet pikërisht sot në ditën e tetëdhjetë vjetorit të lindjes aktori i shquar i skenës italiane Gigi Proietti. Ai ishte i shtruar në spital për probleme kardiake.

Gigi Proieti lindi në 1940. “Im atë ishte një nëpunës i thjeshtë, ndërsa mamaja ishte shtepiake”, ka rrëfyer gjatë interviste për gazetën “Corriere della Sera” aktori, duke shtuar dhe faktin që kishte një gjysh, i cili përveçse se ishte bari ishte dhe poet.

Gigi Proieti i ka dhënë shumë skenës italiane, por edhe asaj ndërkombëtare duke qenë zëri i shumë prej aktorëve hollywoodianë si Brando, De Niro, Stallone dhe shumë të tjerë me radhë.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article