KreuCelebrity

Princ Leka dhe e shoqja tregojnë rastësinë e habitshme me vajzën!

Princ Leka dhe e shoqja, Elia Zaharia u bënë përpara disa ditësh prindër për herë të parë. Lajmin e shtatzanisë, mediat e morën vesh shumë vonë; cifti ishte përpjekur ta mbante larg vëmendjes publike. Por tani, po ndajnë momente të ndryshme nga perjetimet qe kane pas ardhjes ne jete te vogëlushes së tyre, të cilës i kanë vënë të njëjtëin emër me gjyshen e princit, Geraldinë. Së fundi, treguan dhe një rastësi mjaft të vecantë. Vajza lindi në datën kur mbretëresha Geraldinë u nda nga jeta.

“Të dashur miq, ju falenderojmë përzemërsisht për urimet tuaja me rastin e lindjes së vajzës sonë, Geraldine. Të qënit prind është një bekim, që falë Perëndisë ne të dy po e shijojmë çdo moment! Dita e lindjes së Princeshës sonë ishte veçanërisht emocionuese, pasi erdhi në ditën kur plot 18 vjet më parë, Mbretëresha Geraldine u largua nga kjo jetë. Për ne të dy ishte një përshëndetje nga bota e engjëjve! Ne si prindër urojmë me gjithë zemër që Princesha e vogël Geraldine të rritet e shëndetshme, ta ketë zemrën të mbushur me dashuri, ta dojë dhe ta vlerësojë jetën, dhe jeta ta përkëdhelë me butësi dhe ëmbëlsi vogëlushen tonë!”, kanë shkruar ata.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF