KreuCelebrity

E kishit vënë re; ky është detaji interesant në veshjet e Jonida Vokshit pas lindjes së vajzës!

18 Qershori i kësaj vere solli në jetën e Jonida Vokshit dhe bashkëshortit Besnik Krapi bekimin më të madh të dyshes; vajzën të cilën prindërit e pagëzuën me emrin Emi.

Pas lindjes së vajzës, lajmi që ka zënë më shumë vend në portale rreth Jonida Vokshit kanë qenë format perfekte fizike që moderatorja arriti të ketë edhe vetëm pak ditë pas lindjes.

E pyetur shpesh nga ndjekësit apo programe televizive, rreth ‘magjisë’ që e ka bërë Vokshin të vijë aq shpejt në formë bukuroshja e ëmbël e ekranit ka treguar se ajo ka treguar kujdes me ushqimin gjatë shtatzënisë si dhe ka patur shumë aktivitet fizik.

Megjithatë përpos të gjithave Jonida ka pranuar se i është shumë faleneruese edhe geneve për fizikun e saj (këtu po që është e besueshme)…

Dhe për të qëndruar sërish tek format e Jonidës; nuk e di nëse e keni vërë por së fundmi (si për të na zilepsur edhe më) mami i Emit preferon shumë një stil veshje; pantallona, funde apo streçe me bluza të shkurtra të cilat ja tregojnë qartë stomakun e sheshtë.

Po të mos e dinim moshën e Jonidës do të betoheshim se është një gjimnaziste bukuroshe e Prishtinës apo Tiranës.

Mund të jetë edhe rastësi që Jonida pëlqen së fundmi të ketë këtë stil veshje, ama  nuk ndodh shpesh të shohësh një mami që ka sjellë në jetë një bebe vetëm katër muaj më parë, të ketë një fizik të tillë, ndaj ne përfituam të bëjmë një lajm për Jonidën, barkun e sheshtë dhe bluzat e shkurtra…

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF